Site icon Telegrafi

Nënshkrimi i Messit me PSG-në dhe zyrtarizimi i tij si lojtar i ri thuhet se është çështje orësh

Lionel Messi thuhet se do të nënshkruar kontratën dhe do zyrtarizohet së shpejti si lojtar i ri i klubit francez Paris Saint-Germain.

Barcelona konfirmoi gjatë të enjtes se Messi do të largohet nga Camp Nou, pasi është e pamundur të rinovohet kontrata e tij shkaku i kushteve të rënda financiare dhe rregullave të La Ligas.

Largimi i Messit nga Camp Nou befasoi të gjithë dhe shtangu botën e futbollit, por një klub nuk qëndroi duarkryq dhe e mirëpriti këtë gjë.

Lexo po ashtu Messi thuhet se ka përfunduar marrëveshjen personale me PSG-në

Bëhet fjalë për francezët e Paris Saint-Germain që thuhet se veçse ka arritur marrëveshje personale me yllin argjentinas.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, PSG është afër nënshkrimit me Messin.

Romano shton se PGS tashmë po përgatit kontratën zyrtare deri në qershor të 2023 për t’iu dorëzuar Messit dhe babait të tij Jorge në orët e ardhshme.

Lexo po ashtu Zbulohet paga marramendëse që Messi do ta fitojë në rast transferimi te PSG, si dhe numri i fanellës që do të mbajë veshur

Italiani tutje bën me dije se Messi është i hapur për t’u bashkuar me PSG-në, i cili ishte klubi i vetëm që iu ofrua Leos dhe babait të tij direkt nga mbrëmja e së enjtes duke mos përdorur ndërmjetësues.

Lojtarët e PSG-së gjithashtu janë të bindur për ardhjen e Messit, ndërsa propozimi i kontratës do të përfshijë edhe një mundësi për të zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version