Site icon Telegrafi

“Nënshkrimi i Dybalas është sikurse i Batistutas”- legjenda e Romës lavdëron afrimin e ri

Njëri nga lojtarët më të mëdhenj të Romës, Giuseppe Giannini thotë se ardhja e Paulo Dybala është një nënshkrim i madh sa kur Gabriel Batistuta iu bashkua këtij klubit.

Ish- sulmuesi i Juventusit i bashkohet Romës si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin nga kryeqyteti.

“Ai është si Batistuta në vitin 2000, i cili e çoi në Scudetto vitin pasardhës”.

“E pranoj se kam menduar edhe për këtë, sepse lojtarë të tillë ndryshojnë gjithçka në të gjitha aspektet, brenda dhe jashtë fushës”.

“Ata i japin forcë skuadrës, përmirësojnë shokët e skuadrës, ngarkojnë mjedisin dhe trembin kundërshtarët”.

“Natyrisht që të kesh mbajtur (Jose) Mourinhon, me bërthamën bazë të ekipit dhe më pas të kesh marrë dikë si Dybala është diçka e mrekullueshme. Një i tillë me të vërtetë lëviz shumë”, ka thënë Giannini për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version