Telegrafi

Nënshkrimi i Chelseat me Saul Niguez ishte një favor i klubit për agjentin e lojtarit?

Saul Niguez u ble nga Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar, me në një marrëveshje huazimi nga Atletico Madrid, pasi spanjolli nuk ishte në planet e Diego Simeones.

Megjithatë, aventura e tij me Blutë nuk ka shkuar sipas planit, duke luajtur vetëm një ndeshje nga fillimi në Ligën Premier, në të cilin ai u zëvendësua pas pjesës së parë për paraqitjeje të dobët.

Sipas mediumit Cadena Ser, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, në fakt nuk ishte aq i bindur për Saulin përpara se të nënshkruante me të, dhe se marrëveshja ishte bërë nga klubi si një favor për agjentin e tij.

Agjenti i tij është Jonathan Barnett, i cili përfaqëson lojtarë si Gareth Bale dhe Eduardo Camavinga.

Saul ka ende një kontratë afatgjatë me Atletico Madridin, deri në vitin 2026, por lojtari kishte zënkë me Simeonen, i cili shpesh e vendosi atë si mbrojtës të majtë sezonin e kaluar.

26-vjeçari shpresonte që lëvizja te Chelsea do të bënte që ai të luante futboll rregullisht në mesfushë, me synimin për të rifituar vendin në kombëtaren spanjolle, por deri më tani nuk ka funksionuar.

Në vend të kësaj, Tuchel ka preferuar mesfushorë të tjerë si Ross Barkley dhe Ruben Loftus-Cheek përpara Saulit.

Në shtypin britanik ka pasur edhe raportime se Tuchel po mendon të mbyllë huazimin e Saul në fillim të janarit.

Nëse largohet nga Londra, ka klube që do të jenë të interesuara për spanjollin, pasi cilësitë e tij nuk mohohen dhe ai vet e ka konfirmuar ndër vite. /Telegrafi/