Pas lokalitetit arkeologjik të Dresnikut, në ditën e parë të vizitës në Kosovë nënsekretarja e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike Elizabeth M. Allen ka takuar trupat amerikane në Kampin Notting Hill në veri të Kosovës.
“E nderuar të vizitoj Kalorësinë 1-108 të KFOR-it dhe të takoj udhëheqjen e Komandës Rajonale Lindore në kampin Notting Hill. Mirënjohje të thellë për trupat amerikane që ofrojnë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për kosovarët si pjesë e forcës paqeruajtëse KFOR të NATO-s”, ka shkruar Allen në X.
Great to get the lay of the land in Kosovo today and learn more about the key areas of sensitivity from our KFOR partners. Huge thanks to KFOR’s U.S.-led Regional Command-East. pic.twitter.com/hcop98HB7A
— Liz Allen (@UnderSecPD) May 18, 2024
Ajo gjatë ditës ka vizituar Dresnikun, së bashku me ambasadorin e SHBA-së Jeffrey Hovenier dhe ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku, ndërsa nesër do të ketë takime të ndara me krerët e shtetit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. /Telegrafi/