Site icon Telegrafi

Nenovski: Vlera e borxhit publik nuk është e rrezikshme

Profesori nga Universiteti “American College”, Tome Nenovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me të dhënat që i publikoi Ministria e Financave, për borxhin shtetëror dhe publik, ai tha se vlera e borxhit prej 50.6% në tremujorin e parë të këtij viti, në këtë periudhë nuk është e rrezikshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se të dhënat që i publikoi Ministria e Financave, janë rezultat i borxhit të shtetit prej para disa muajve me euroobligacionin.

“Nëse borxhi publik fillon t’i tejkalojë madhësitë e kursimit kombëtar, atëherë shtrohet pyetja për qëndrueshmërinë e tij. Askush nuk përmend Belgjikën e cila ka 120% borxh publik të BPV-së së saj, megjithatë kursimi i saj kombëtar është më i madh dhe nuk ka probleme të tilla në kuptim të financimit të borxhit publik”, deklaroi Nenovski.

Sipas tij, nuk ka ekonomist i cili do të thotë se borxhi publik nuk mund të rritet ose nuk duhet të rritet nëse shfrytëzohet për qëllime produktive, gjegjësisht për përparimin e gjendjes ekonomike./Telegrafi/

Lexo po ashtu Publikohen të dhënat e borxheve të Maqedonisë, ja shifrat
Exit mobile version