Telegrafi

Nënkryetarja e re e Prishtinës nis detyrën duke vizituar shkollat, zotohet se do të punojë për të mirën e nxënësve

Nënkryetarja e re e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka vizutuar sot disa nga shkollat e kryeqytetit.

Ajo derisa ka shpërndarë disa fotografi gjatë vizitës së saj, është zotuar se do të punojnë për të mirën e nxënësve, transmeton Telegrafi.

“Sot, shkollat e Kryeqytetit janë të pastërta. Ditën e nisa me vizitë në shkollat e Kryeqytetit. Së bashku me drejtoren e shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, takuam punëtorët teknik të kësaj shkolle, pas kthimit të tyre nga greva. U zotova para tyre, se do të punojmë intenzivisht në përmirësimin e kushteve për ta. Bashkarisht do të punojmë për të mirën e nxënësve të Kryeqytetit”, thotë ajo.

Lexo po ashtu Abdixhiku për emërimin e Lushaku-Sadriut në pozitën e nënkryetares: Ajo është një vlerë për Prishtinën

Lushaku-Sadriu u emërua nënkryetare e Prishtinës pasi kryetari Përparim Rama shkarkoi nga detyra e nënkryetares, Donjeta Sahatçiu./Telegrafi/