Site icon Telegrafi

Nënkryetari i Turqisë sëmuret derisa po fliste para të pranishmëve, rikthehet më vonë në sallë për të falënderuar pjesëmarrësit

Nënkryetari i Turqisë, Fuat Oktay, është sëmurë derisa i është drejtuar të pranishmëve në sallë dhe që fjalimi i tij po transmetohej drejtpërdrejtë në televizion.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, mund të shihen kolegët e tij duke iu afruar Oktay para se të fillonte sërish të fliste, transmeton Telegrafi.

Por, shpejtë u bë e qartë që nuk është ndalur për të menduar, por se thjesht ishte sëmurë – pas disa fjalëve të paqarta, personeli në sallë i ofruan ndihmë.

Siç raporton CNN Turk, Oktay është dërguar në spital dhe testet kanë treguar se ai kishte tensionin e ulët të gjakut. Më vonë ai është rikthyer në sallë për të falënderuar të pranishmit.

“Sipas mjekëve, mendoj se ka qenë si rezultat i pagjumësisë dhe lodhjes. Ju falënderoj për mirëkuptimin”, ka shtuar ai.

Oktay po fliste në konferencën e mbajtur që është pjesë e “Javës së sigurisë kibernetike” që është mbajtur në kompleksin e presidencës në Ankara. /Telegrafi/

 

Exit mobile version