Site icon Telegrafi

Nënkryetari i Prishtinës thotë se nuk e mori pagën si zakonisht: Kjo është e jashtëligjshme

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, njoftoi të enjten se në muajin gusht nuk është paguar si zakonisht, pasi Ministria e Financave vendosi të mos i procesojë pagat për Komunën e Prishtinës.

Kjo sipas Zogaj është e papranueshme dhe e jashtëligjshme.

“Sot nuk jam paguar si zakonisht, sepse Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesu pagat për Komunën e Prishtinës! Totalisht e papranueshme dhe e jashtëligjshme”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.

“Komunat kanë buxhetet e veta dhe janë punëdhënës i pavarur”, shtoi Zogaj.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mbajtur dje konferencë për media, ku ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht.

Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

Ditë më parë kjo ministri ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e punonjësve që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva. /Telegrafi/

 

Exit mobile version