Telegrafi

Nënkryetari i Prishtinës flet për transportin Keqekoll-Prishtinë 

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për linjën e autobusit për në fshatin Keqekoll.

Pacolli tha se nga fillimi i janarit do të ketë një autobus për të gjithë fshatarët e asaj ane.

“Ka pasur premtim që do të shkoj autobusi më 1 tetor deri në Keqekoll… fshatarët e Keqekollës e kanë kërkuar fillimisht për transport të nxënësve. Kemi biseduar me ta dhe do të vazhdoj prej fillimit të janari i 2019…”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/

Foto: Arkiv