Sot në Gjykatën Themelore në Pejë filloi procesi gjyqësor ndaj kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova.
Rugova po përballet me akuzat për konflikt interesi.
Aktakuza ndaj Rugovës është ngritur në prill të këtij viti ndërsa kjo është seanca e parë në këtë rast, për shkak të mungesave të kryetarit të komunës së Istogut.
Haki Rugova dyshohet se më 1 gusht 2014 në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut me dashje ka marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e kontratës ‘Ndërtimi i Kanalizimit Fekal në Fshatin Cerrcë-Lubozhdë-Faza e Parë”. /kallxo.com/