Telegrafi

Nënkryetari i LDK-së në Gjakovë dhe kryesia e nëndegës së Becit, i bashkangjiten AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një kumtese ka bërë të ditur se nënkryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë dhe kryesia e nëndegës së LDK-së në Bec i janë bashkuar partisë së Ramush Haradinajt.

Në njoftimin e AAK-së thuhet se kryetari Ramush Haradinaj ka pritur sot në selinë qendrore të Aleancës, Gani Binakun  – Nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë si dhe kryesinë e nëndegës së LDK-së në Bec, të cilët i janë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Kryetari Haradinaj shprehi kënaqësinë për këtë vendim të z.Binaku dhe kolegëve të tij duke e konsideruar këtë bashkim si nderim për punën dhe mundin e të gjithë njerëzve të Dushkajës dhe Gjakovës si dhe rritje të mundësisë për ndërtimin e një vendi të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK. /Telegrafi/