Kaya anashkaloi zyrtaret komunal dhe të klubit futbollistik “Drita”, me të cilët në të kaluarën kishte pasur marrëdhënie bilateral. Ne kontaktuam me Ismailin dhe u interesuam për vizitën speciale të Sakir Birol Kaya në shtëpinë dhe biznesin e ish Kryetarit të palodhshëm te Dritës, Ismaili.
“Po është e vërtetë se jemi takuar me Sakir Birol Kaya që ka qenë i shoqëruar nga miku im Mensur Morina. Ne jemi së pari miq, kemi pasur bashkëpunime në të kaluarën, ndërkohë pritet të ketë edhe në të ardhmen. Më është bërë ftesa të jem mysafir i Sakir Kayas në qytetin e Bursas të njoftohem me bizneset e tij dhe të takohemi me zyrtarët e klubit Bursaspor”, potencoi Ismaili.
Kurse sa në pyetjen sa i përket se pse nuk u takua me zyrtarët komunal dhe zyrtarët e klubit, Ismaili tha:
“Kjo përgjigje më mirë kishte me qenë ti bëhet delegacionit të komunës së Gjilanit që patë udhëtuar vitin e kaluar në Bursa dhe pse nuk ka vazhduar bashkëpunimi me ne”.
Ndërkohë në pyetjen lidhur me mundësinë që Ismaili ta ndihmojë sërish klubin futbollistik Drita në qoftëse i jepet mundësia përmes një lidhje apo ndonjë bashkëpunim me Bursën që tani, Ismaili u përgjigj:
“Pse, a ka munguar ndonjëherë kontributi im dhe i familjes time për “KF Dritën”? Ne u tretëm në Dritë dhe sportin në përgjithësi. Po sigurisht që do te vazhdoj ta ndihmoj dhe kurrë nuk do të mungojë kontributi im për Dritën dhe sportin gjilanas”, përfundoi Ismaili. /Telegrafi/