Telegrafi

Nënkryetarët e BDI-së arrijnë në selinë e LR-PDSH-së (Foto)

Nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, kanë arritur në selinë e LR-PDSH-së në Tetovë, që është pjesë e koalicionit “Aleanca për shqiptarët”.

Në këtë takim, siç njoftuan më herët nga “Aleanca për shqiptarët”, pritet të diskutohet për hapat e mëtejmë pasi BDI mori materialet nga LSDM-ja e Zoran Zaevit, transmeton Shenja.

“Planifikojmë sot të kemi takim me BDI-në, në të cilin takim do të kemi konsultime për të shqyrtuar materialet e shkruara të cilat partia i mori nga LSDM. Takimi është me kërkesë të BDI-së”, kanë thënë nga “Aleanca për Shqiptarët”.