Site icon Telegrafi

Nënkolonel Ervin Buzi: Helikopterët ‘Black Hawk’ që mori Shqipëria mund të fluturojnë deri në katër orë me karburant shtesë

Nënkolonel Ervin Buzi, komandant i skuadronit të dytë operacional “Black Hawk” dhe pjesëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë që prej vitit 2002, shpjegon aftësitë e helikopterëve të rinj Black Hawk UH-60 të Shqipërisë.

Në një video të publikuar nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, Buzi shprehet se, dëshira e tij ka qenë për t’u bërë ushtarak dhe ka aplikuar në Akademinë e Forcave të Armatosura, ku u prezantua me degët që mund të zgjidhte dhe ai zgjodhi të jetë pilot.

Së fundmi ai ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se helikopterët mbulojnë të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas tij, këto helikopterë mund të qëndrojnë në ajër deri në 2 orë e gjysmë, por me naftë shtesë mund të shkojnë deri në katër orë.

“Helikopterët ‘Black Hawk’ janë më të shpejtët. Ato kanë një autonomi që shkon rreth 2 orë e gjysmë në fluturim me atë shpejtësi që të thashë. Nuk ka një shifër të saktë. Qëndrimi në ajër është i mjaftueshëm për mbulimin e territorit të Shqipërisë. Por na kanë ardhur janë dhe rezervuarët shtesë që vendosen në bord dhe mund të shkojë qëndrimi deri  në 3 ose katër orë”-tha ai në Euronews Albania.

Exit mobile version