Në Oamaru të Zelandës së Re, nën një rrugë shumë të frekuentuar është hapur një tunel, në të cilin do të kalojnë pinguinët, që të mos rrezikohen nga makinat.
Për ta pasur sa më të lehtë të orientohen, kjo hapësirë është e ndriçuar dhe mjaftë e gjerë, transmeton Telegrafi.
“Pinguinët e kaltër tani janë të lumtur, sepse jeta e tyre nuk do të rrezikohet nga veturat që kalojnë në rrugë”, shkruan përbri videos së postuar në Facebook.
Deri më tani, shumë kafshë të tilla janë shtypur nga veturat që kalojnë me shpejtësi afër vendbanimit të tyre. /Telegrafi/
https://youtu.be/mrD0wqXMgJs