Simone Gateley nga Halifax i Yorkshire, është akuzuar se po gënjen që i ka pesë fëmijë, shkaku i trupit të saj me linja të përkryera.
Gruaja 35-vjeçare, kryen dy sesione ushtrimesh në ditë, megjithëse duhet të kujdeset fëmijët e saj që janë dhjetë, deri më të voglën që ka vetëm tre vjet, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, shumë njerëz e kanë cilësuar atë si mashtruese, duke mos i besuar se ka kryer pesë lindje në afat prej gjashtë vitesh.
Madje, nuk e kanë përjashtuar mundësinë, se ka angazhuar një nënë surrogate vetëm që të paraqitet në këtë formë.
Por, e diplomuara në shkenca sportive dhe ushtrime, që ka regjim të fortë në ushqim, i ka hedhur poshtë dhe nuk ka komentuar këto pretendime.
Fotografitë ku ajo shfaqet me fëmijët, kanë bërë që llogaria në Instagram t’i ketë mbi 40 mijë ndjekës, si dhe kërkesat për këshilla të jenë të mëdha.
Trajnuesja personale, që prej vitit 2006 deri më 2012 ishte kryesisht shtatzënë, nuk ka ndaluar asnjëherë së shkuari në palestër dhe të kujdeset për ushtrimet e klientëve. /Telegrafi/