Telegrafi

Nene shkon në Katar

Anësori 31-vjeçar ka nënshkruar kontratë prej dy vjet e gjysmë me klubin e ri.

Sipas AFP, ai do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.

Edhe pse shënoi 21 gola në Ligue 1 në sezonin e kaluar me PSG-në, këtë sezon ai është lënë rezervë nga trajneri Carlo Ancelotti duke joshur interesimin e shumë klubeve. /Telegrafi/