Telegrafi

Nene: PSG më ka lejuar të shkoj në Brazil

”Qëllimi im është të luaj në Brazil dhe kjo është e qartë për mua. Tashmë kam biseduar me Leonardon dhe ai është pajtuar që të më lërë të shkoj”.

”Dua të kthehem në Brazil por unë gjithashtu kam oferta nga disa klube evropiane, disa klube nga Sao Paulo dhe shtete tjera, por prioriteti im është të kthehem në vendlindje”, ka thënë Nene për Lance./Telegrafi/