Telegrafi

Nënë për herë të dytë, Rosie Huntington-Witeley pozon me barkun e rrumbullakosur

Rosie Huntington-Witeley ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, teksa ka treguar edhe për ndjejnë që kishte kur lindi djalin e saj të parë, Jack, në 2017.

Supermodelja – e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të fejuarin, aktorin Jason Statham ka rrëfyer periudhën që kaloi kur u bë nënë për herë të parë.

“Për një periudhë pasi linda djalin tim të parë, pati një ndryshim të vërtetë në identitet dhe një lloj mërzie për humbjen e jetës tuaj të vjetër dhe kush isha dikur”, tha modelja.

“Më mori shumë kohë për të kuptuar këtë, por mendoj se sapo hyra në rol, e përqafova atë dhe gjithçka u qetësua paksa”, tha 34-vjeçarja.

Modelja e famshme në mes tjerash tha se të bëhet nënë e dy fëmijëve e ka fuqizuar atë më shumë se kurrë, shkruan DailyMail.

“Dhe, tani në të tridhjetat e mia, vetëbesimi im është shumë më i madh dhe aftësia ime për të marrë vendime dhe për të mos dyshuar në veten është më e fortë. Ndjehem sinqerisht sikur jeta ime është shumë më e plotësuar”, shtoi Rose.

Kohë më parë, modelja kishte folur edhe për partnerin e saj, aktorin 54-vjeçar, duke e quajtur mbështetjen e tij më e madhe.

“Jay është mbrojtësi im më i madh. Ai ka qenë një mentor i madh për mua me punën dhe aktivitetin në industri. Si dikush që është ndoshta pak më i butë nga natyra, ai më ka dhënë shumë mbështetje për të marrë ato vendime të vështira”, tha ajo për aktorin.

Në gusht, Rosie dhe i fejuari i saj njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë, dyshja janë në lidhje që nga viti 2010. /Telegrafi/

Foto: Getty Images