Telegrafi

Nene: Isha i shtrenjt për Milanin

Parizienët kërkuan 7 milionë euro nga Milani për Nenen, por Rossonerët nuk ishin të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë për anësorin shumë të dëshmuar në Ligue 1.

“Leonardo më tha se nuk ishte i mundur kalimi im te Milani për shkak të shumës që kërkonte PSG. Në janar, ka mundësi të largohem nga PSG. Mendoj se mund të luaj në Europë në nivelin e lartë për së paku edhe tri vite”, ka theksuar Nene për L’Equipe.