Site icon Telegrafi

Nënë e pesë fëmijëve, por Wanda Nara shfaqet joshëse dhe provokuese në Ibiza

Shpeshherë e shohim në poza dhe joshëse bukuroshen argjentinase, e cila është temë e mediave rozë botërore.

Kush tjetër pos Wanda Narës, e cila është një ndër femrat më të përfolura të botës së futbollit pasi që është edhe agjente e futbollistit, Mauro Icardi.

Ajo së fundi ka realizuar një set fotografik në plazhet e Ibizas në Spanjë teksa shfaqet provokuese dhe seksi.

“Hipokrizia është diçka me të cilën nuk mund të merrem kurrë”, ka shkruar ndër të tjerash 32-vjeçarja në llogarinë personale në Instagram.

Biondina në këtë formë u tregon fansave se mbetet ende tepër seksi, pavarësisht se është nënë e pesë fëmijëve.

Ndryshe, Icardi pritet të largohet gjatë këtyre ditëve prej skuadrës së Interit pas mosmarrëveshejve me zyrtarët e klubit italian. /Telegrafi/

Exit mobile version