Site icon Telegrafi

Nënë e bir në të njëjtin kostum, Sara Hoxha feston për herë të parë me të birin “Halloweenin” (Foto)

Sot (e martë) me raatin e festës së Halloweenit shumë prej personazheve të njohur janë maskuar për të festuar natën më të frikshme të vitit.

Përjashtim nuk bëjnë as personazhet VIP, të cilët gjithashtu duken të entuziasmuar për këtë festë.

Blogerja Sara Hoxha ka publikuar së fundmi një fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilës ka treguar se për herë të parë ka festuar këtë festë me djalin e saj, London Noor.

E veçanta e tyre është se Sara kishte vendosur të vishej në të njëjtin kostum si biri i saj.

I biri i veshur me kostumin e supermenit, ndërsa e ëma në kostumin e supervashës, dukeshin si dy personazhet hero të filmave të animuar.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat për një fotografi kaq të bukur. /Telegrafi/

Exit mobile version