Nëna dhe djali i saj 17-vjeçar kanë humbur jetën në një zjarr në Manastir. Zjarri shpërtheu këtë mëngjes rreth orës 04:30, në rrugën “Devejani” në Manastir.
Njësiti i Zjarrfikësve në Manastir kanë intervenuar me 2 makina dhe 5 zjarrfikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Hetimet e kompetentëve është në rjedhë, ndërsa për arsyet e zjarrit do të ketë detaje gjatë ditës./Telegrafi/