Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Dhërmi.
Shoqëruar nga bashkëshorti, djali dhe nëna e saj, 30-vjeçarja po kalon ditë më të mira të qershorit në bregdetin e jugut.
E ndjekur nga mbi 260 mijë ndjekës në Instagram, Argjentina ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar për ndjekësit e saj disa fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku tregon linjat e saj trupore në bikini.
Në njërën prej imazheve, Ramosaj ka pozuar krah nënës së saj, Suzanës, e cila gjithashtu krenohet me një fizik të shkëlqyer.
Të dyja nënë e bijë kanë marrë vëmendjen e fansave për këtë paraqitje të përbashkët në bikini, duke u komplimentuar për dukjen e tyre.
Argjentina ndërkohë ndau me ndjekësit edhe disa fotografi të tjera, ku shfaqej tejet tërheqëse me bikini pranë valëve të detit.
Ramosaj ka kohë që nuk është aktive në tregun muzikor dhe ende nuk ka bërë të ditur nëse mendon të rikthehet me ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/