Një vajzë e re ka mbetur e vdekur në vend në një aksident trafiku, pasi u përplas me fytyrë në derën e një veturë të ndalur në rrugë, derisa ajo ishte ulur në motoçikletën në lëvizje.
Nënë e bijë po voziteshin me motoçikletë, kur një motoçikletë tjetër që ishte prapa tyre dështoi të frenoj dhe i goditi me shpejtësi të madhe në drejtim të një veture, që kishte derën e përparme të hapur, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e këtij aksidenti, nëna 44-vjeçe emri i të cilës është Tsai ka pësuar lëndime serioze, derisa vajza e saj e 5-vjeçe ka mbetur e vdekur në vend.
Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Tainan të Tajvanit, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e kobshëm për vogëlushen.
Autoritetet lokale janë duke hetuar këtë tragjedi, ndërsa shoferi i veturës së ndalur ka deklaruar në polici se kishte shikuar në pasqyrë para se të hapte derën e cila ia mori jetën vogëlushes. /Telegrafi/