Site icon Telegrafi

Nënë e bijë në Manastir janë në rrezik jete, shtëpia e tyre u dogj e tëra

Nënë e bijë, 53 dhe 18 vjeçare, janë në rrezik jete pas shpërthimit të bombolës së gazit, që shkakoi djegjen e plotë të shtëpisë së tyre, para dy ditësh në Manastir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Që të dyjat kanë përjetura djegie të nivelit të lartë në trupin e tyre. Mjekët e spitalit klinik të Manastirit kanë marrë të gjitha masat për shpëtimin e tyre.

Shtëpia e tyre ndodhet në një lagje që është vështirë për të depërtuar me automjete. Shtëpitë janë të ngjitura me njëra tjetrën, ndërkaq zjarrfikësit dëmtuan një shtëpi tjetër, derisa tentonin që të shuanin zjarrin./Telegrafi/

Exit mobile version