Telegrafi

Nënë e bijë jetojnë në aeroport – me dëshirë

Sipas gazetës vendase “Phileleftheros”, gratë jetojnë me dëshirën e tyre në garazhin e aeroportit. Ato mbërritën në ishull nga Izraeli më 14 gusht 2014 pasi u përfundoi leje qëndrimi në këtë vend, dhe në vend që të vijonin rrugën për në shtëpi vendosën të qëndronin në qytetin mesdhetar.

Ambasada gjermane, policia dhe autoritetet e aeroportit disa herë kanë shprehur gatishmëri për t’i ndihmuar gratë të kthehen në atdhe, por ofertat e tyre janë refuzuar.

Sipas Ligjit Evropian, nuk ka arsye që shtetasit e BE-së të dëbohen nga një vend për aq kohë sa nuk kryejnë krim, shkruan Shekulli.

Kjo histori të sjell në mendje filmin “Terminali”, ku Tom Henks luan rolin e një burri nga Krakozhia (vend i sajuar) i cili ngec në aeroportin “JFK” të Nju Jorkut pasi nuk lejohet të hyjë në territorin amerikan, por as nuk mund të rikthehet në vendin e tij të përfshirë nga një revolucion. Filmi është bazuar në historinë e vërtetë të Karimi Naserit, i cili jetoi në aeroportin “Sharl de Gol” të Parisit nga viti 1988 deri në 2006-ën.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Britaninë e Madhe, ku një çift të moshuarish u strehua në aeroportin “Heathrow” të Londrës pasi humbi gjithçka për të shlyer borxhet. Ata u ndihmuan nga mijëra njerëz që kontribuuan në një fushatë për mbledhje ndihmash në internet.