Site icon Telegrafi

Nënë e bijë diplomojnë në të njëjtën ditë, shumica i ngatërrojnë për motra (Foto)

Suzanne Isaac dhe vajza saj Melissa, kanë diplomuar në të njëjtën ditë në Swansea University të Anglisë.

Nëna 57-vjeçare dhe bija saj 35 vite më e re, janë konsideruar se janë motra, për shkak të ngjashmërisë së madhe që kanë, transmeton Telegrafi.

Ngjashmëria e madhe mes nënës dhe së bijës

“Me gjithë moshën, nuk e kam asnjë ndërhyrje kirurgjike. Kjo është një plus më shumë për mua”, ka thënë Isaac, që përfundoi studimet për psikologji dhe sociologji.

Ajo i kishte nisur studimet me korrespondencë, kur Melissa ishte adoleshente, ndërsa ka vazhduar pas një kohe si studente e rregullt.

Gjyshja që është shumë e mbajtur

Së bashku me to ishte edhe nëna, respektivisht gjyshja 91-vjeçare, që me pamje shumë të mbajtur, tregon se gjenet e tyre janë të trashëgueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version