Site icon Telegrafi

Nënë e bijë arrijnë të humbin së bashku 216 kilogramë, të gjithë janë habitur me transformimin e tyre (Foto)

Një nënë dhe vajza e saj që të dyja obeze, kanë arritur të humbin së bashku plot 216 kilogramë, që i bie të jetë një peshë e tre burrave me përmasa normale trupore.

Liz Paice dhe Wendy Kenney janë bërë kryelajm i medieve angleze për faktin që kanë arritur të humbin mbi 200 kilogramë, por për ta arritur këtë ato është dashur t’i nënshtrohen një transformimi të paparë, në të cilën përfshirë edhe një bypass gastrik në lukth, transmeton Telegrafi.

Liz 32-vjeçe kishte lejuar veten që të humb kontrollin kur ishte në pyetje ushqimi, duke konsumuar në masë të madhe pite, pica dhe ushqime tjera të yndyrshme.

Edhe pse kishte provuar disa metoda tradicionale dhe dieta për të humbur peshë, prapë se prapë nuk kishte mundur të arrij qëllimin derisa nuk iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në lukth. Por vetëm disa muaj pas operacionit ajo humbi 107 kilogramë.

Ndërkaq nëna e saj 52-vjeçe Wendy e cila gjithashtu kishte probleme me mbipeshë, është transformuar në një person krejt tjetër pas ndërhyrjes kirurgjikale që i ndihmoi të humb 109 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version