Site icon Telegrafi

Nëndetësja që transportonte turistë në një turne në rrënojat e Titanikut, është zhdukur në Oqeanin Atlantik

Një nëndetëse me turistë, e cila shkoi në një turne në rrënojat e Titanikut, u zhduk në Oqeanin Atlantik.

Kërkimet kanë nisur menjëherë, ndërsa në operacionin e shpëtimit janë përfshirë një numër i madh i ekipeve të shpëtimit, transmeton Telegrafi.

Sipas BBC, Roja Bregdetare e Bostonit njoftoi se një operacion për gjetjen e nëndetëses ishte duke u zhvilluar.

Për momentin, megjithatë, nuk dihet se sa persona ndodheshin në nëndetëse.

Ndryshe, nëndetëset e vogla marrin herë pas here turistë që paguajnë për të parë mbetjet e Titanikut.

Anija e famshme ndodhet afër 3800 metra, në fund të Atlantikut dhe gjithashtu rreth 600 kilometra nga bregu i Newfoundland në Kanada.

Anija e pasagjerëve, e cila ishte anija më e madhe e kohës së saj, goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju Jork në vitin 1912.

Nga 2200 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord, më shumë se 1500 humbën jetën. Titaniku është hulumtuar gjerësisht që nga zbulimi i rrënojave në 1985. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=UCwg2h7i4Ac&ab_channel=OceanGateExpeditions

 

Exit mobile version