Site icon Telegrafi

Nëndetësja luksoze për 20 persona që mund të zhytet deri në 500 metra thellësi (Video)

Ata që kanë mundësi materiale, së shpejti mund t’i kalojnë pushimet në nëndetësen Neyk që është 20 metra e gjatë.

Lundra që zhytet deri në 500 metra thellësi ka vend të bollshëm për 20 persona, ndërsa secili prej tyre mund të kontrollojnë dritën dhe klimën sipas dëshirës, transmeton Telegrafi.

Në brendësinë e punuar nga Ocean Submarine dhe Rolls-Royce, ndodhet një hapësirë pushimi me këndin për pije, si dhe një bibliotekë.

Tashmë kanë filluar punimet, ndërsa pritet që të del në shitje në fillim të vitit që vjen. Mirëpo, nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë, por besohet se çmimi saj do të jetë shumë i lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version