Dy nëndetëse unike janë prezantuar, që sipas prodhuesit mund të shndërrohen në kazino nënujore dhe hapësirë e përkryer për darkë dhe ahengje të ndryshme nën ujë.
Kompania me seli në Florida, Triton Submarines është shumë kreative kur është në pyetje dizajni siç është rasti me Triton 660/9 dhe 660/7 AVA, transmeton Telegrafi.
Rezultat i kësaj janë nëndetëset binjake që mund të zhyten në 200 metra thellësi dhe secila prej tyre është 3.6 metra e gjerë, mjaftueshëm për një dhomë ku mund të argëtohen një grup njerëzish.
Enterieri modern i pajisur me ulëse, ndriçim modern dhe tavolina e audio sistem, ajër të kondicionuar – duke e bërë një hapësirë të përkryer për t’u kënaqur paksa me miqtë.
Triton 660/9 ka një hapësirë për tetë pasagjerë dhe pilotin, kurse 660/7 mund të transportoj gjashtë pasagjerë plus piloti – duke u ofruar mysafirë pamje në 360 shkallë. /Telegrafi/