Site icon Telegrafi

Nëndega e Lëvizjes Besa në Çerkez, po ndërton shesh kushtuar dëshmorit Ismet Mustafa (Foto)

Në Çerkez të Kumanovës janë në vlugun më të madh punimet për ndërtimin e Pllakës përkujtimore në nder të dëshmorit të kombit, Ismet Mustafa, dëshmor në Betejën e Kosharës, i cili ra heroikisht më 17 prill të vitit 1999, në luftën për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fillimisht është ndërtuar muri për vendosjen e pllakës përkujtimore, kurse dje janë vendosur bekatonet dhe trotuaret para saj.

Pllaka përkujtimore është në nderim e sipër dhe pritet të jetë gati për disa muaj. Punimet në këtë qendër, që do të emërohet Ismet Mustafa, po zhvillohen falë angazhimit të kryetarit të nëndegës dhe aktivistëve të Lëvizjes Besa në këtë fshat./Telegrafi/

Exit mobile version