Prokurorja speciale publike Katica Janeva e ka lëshuar seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik (KPP), me arsyetimin se ndaj saj kryhet mobing dhe se prokurorët e kanë pyetur për gjithçka, por jo për raportin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janeva ka deklaruar para gazetarëve se përgjithësisht është e kënqaur me seancën, pyetjet, prezantimin e raportit, por bën të ditur se pyetjet drejtuar saj, të cilat i konsideron si nënçmim në bazë personale, e kanë detyruar që ta lëshojë seancën.
Janeva është akuzuar nga anëtari Zoran Sulejmanov, për joprofesionalizëm dhe moskryerje të obligimeve të saj, duke shtuar se prokurorja Janeva i plotëson kushtet që Këshilli të kërkoj ndërrimin e saj./Telegrafi/
Специјалната обвинителка Катица Јанева ја напушти седницата на Советот на јавни обвинители, бидејќи повторно и вршелe мобинг #СЈО pic.twitter.com/pFfvJJABwC
— META.mk (@meta_agency) September 28, 2016