Site icon Telegrafi

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Është e vërtetë se nuk ekzistojnë udhërrëfyes për të rritur fëmijë të suksesshëm.

Sidoqoftë, Ericka G. Rascon-Ramirez, profesoreshë në universitetin e Essex-it, ka kryer një studim për të treguar se nënat që kërkojnë shumë nga fëmija, faktikisht menaxhojnë të rrisin vajza shumë të suksesshme, transmeton Telegrafi.

Ndonëse tinejxherët shpeshherë hidhërohen me nënat kur ato i kritikojnë për sharje, nuk i lejojnë të dalin me miqtë ose kur i detyrojnë t’i pastrojnë pjatat. Por, me këto vepra, nëna juaj faktikisht e ka mirë!

Pas hulumtimit me 15,000 nxënës, Ericka ka ardhur në përfundim se nënat strikte rrisin fëmijë të cilët korrin sukses më shpejt sesa nënat që janë më të “buta”.

Sipas profesoreshës, rruga më e shkurtë drejt suksesit duket të jetë një prind nxitës.

Profesoresha ka shpjeguar se nënat strikte janë shumë kërkuese për procesin edukativ të fëmijës, ku insistojnë që fëmija të merr nota më të mira dhe të ketë pritshmëri më të larta në jetë.

Fëmijët e tillë rriten për të pasur vetëbesim më të lartë dhe për të qenë më këmbëngulës në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version