Telegrafi

Nënat që u japin fëmijëve gji, duhet të kenë kujdes çfarë hanë

Në posterët e Shoqatës së Pediatërve në Brazil, shihet ushqime të pashëndetshme, të cilat kinse është duke i ngrënë fëmija, transmeton Telegrafi.

Nën moton “Fëmija yt ha, atë që ju e hani” kërkohet nga nënat që të mos hanë ushqime të pashëndetshme, pasi shumë përbërës të dëmshëm kalojnë tek qumështi që e pi fëmija.

Sipas organizatorëve të fushatës, këto nëna më mirë është të mos i ushqejnë fëmijët me gji, sepse ju bëjnë më shumë dëme se dobi. /Telegrafi/