Telegrafi

Nënat që kanë dhënë gji, më pak të rrezikuara nga diabeti

Revista shkencore Diabetes Care ka publikuar rezultatet e grumbulluara nga 53.276 të anketuara me moshë mbi 45-vjeçare.

Është vënë re, se femrat të cilat kanë dhënë gji së paku tre muaj janë për 14% më pak të rrezikuara që të sëmuren nga diabeti tip 2.

Shkencëtarët thonë se edhe femrat të cilat nuk kanë lindur fëmijë, janë ngjashëm të rrezikuara nga diabeti tip 2, sikurse femrat që kanë fëmijë.

Mirëpo, duke u bazuar në të dhënat e këtij studimi, femrat të cilat kanë lindur dhe nuk u kanë dhënë gji fëmijëve të tyre, janë të rrezikuara për 50% më shumë për t’u sëmurë nga diabeti tip 2 në krahasim me femrat që nuk kanë lindur fëmijë. /Telegrafi/