Telegrafi

Nënat përleshen dhunshëm në prani të fëmijëve (Video)

Në një park lojërash në Mançester të Anglisë disa nëna kanë filluar të përleshen fizikisht, derisa kishin fëmijët pranë.

Të vegjlit janë tmerruar nga skenat që shihnin, teksa të pranishmit e kishin të kotë t’i ndanin, transmeton Telegrafi.

“Janë ato që do duhej të ishin shembull, por treguan vetëm anën negative”, është një koment lidhur me rastin.

Hetuesit i kanë marrë në pyetje, ndërsa rrahja besohet se filloi për arsye të ulëta. /Telegrafi/