Telegrafi

Nënat me tre fëmijë më të ekspozuarat ndaj stresit

Rezultatet e fituara nga hulumtimi i 7.164 nënave në SHBA kanë treguar që më së shumti nën stres janë nënat me tre fëmijë, madje edhe më shumë se ato që kanë katër fëmijë, përcjell Daily Mail.

Studimi ka treguar që kalimi nga dy në tre fëmijë paraqet sfidë të madhe për nënat, sepse në rastet e tilla konsiderojnë që familjet e tyre janë “shtuar” shumë derisa me lindjen e fëmijës së katërt e humbnin atë ndjenjë dhe ndihen më të relaksuar.

Nënat me tre fëmijë kanë deklaruar që pas lindjes së fëmijës së tretë “çdo gjë u është kthyer mbrapsht”, ndërsa si arsye pse është kështu më së shpeshti përmendin faktin që “kanë vetëm dy duar”. “Të mbani secilin prej tyre për dore, për shembull, gjatë kalimit të rrugës, është shumë stresuese”, kanë thënë nënat.

Megjithatë interesante është që nënat me katër fëmijë gjenden shumë më mirë dhe madje kanë më shumë kohë për vete se sa më herët, ato theksojnë se si me kohë janë mësuar që fëmijëve të tyre t’u thonë ndonjëherë edhe jo, me çka i pavarësojnë për jetë.

Po ashtu, nënat theksojnë se si në familje me aq fëmijë është mjaft hareshëm, dhe se si në familjet e tilla nënat shqetësohen më pak për imtësirat, çka u lë hapësirë që edhe vetë të gjejnë kohë për veten. /Telegrafi/