Telegrafi

Nënat keniane emërojnë foshnjat Obama

Më shumë se gjysma e foshnjave të lindura në spitalin e Kisumu një ditë pas zgjedhjeve janë emëruar ose Barack apo Michelle Obama.

Kisumu është afër fshatit ku babai i Obamas ka lindur dhe është rritur dhe tani Obama është bërë një hero lokal.

I tërë rajoni ka shpërthyer në festa pasi që Obama fitoi garën për Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC.

Nga 15 foshnjat e lindura në spitalin krahinor New Nyanza në Kisumu, pesë djem janë emëruar Barack Obama derisa tri vajza janë emëruar Michelle.

Një nënë, Pamela Adhiambo, ka lindur binjakë, një vajzë dhe një djalë, dhe i ka emëruar ata Barack e Michelle Obama.

"E kisha vendosur këtë punë shumë para zgjedhjeve, e edhe po të mos fitonte Obama, unë prapëseprapë do ta bëja të njëjtën gjë", ka thënë ajo.