Telegrafi

Nënat i kopjojnë vajzat e tyre

Prandaj nuk është çudi që ta shohësh një 40-vjeçare të vishet sikur i ka 20 vjet. Një nga shembujt më të mirë është Demi Moore dhe vajza e saj, Rumer Willis, por shembuj të tillë ka plot.

Gjeneratat e nënave te vajzat e tyre shohin mostrat e modës dhe kopjojnë stilet e tyre. Ato nuk kanë kohë që ta përcjellin modën dhe të kërkojnë rroba nëpër dyqane, ashtu që nga pasardhëset e tyre kopjojnë thuajse gjithçka, duke filluar nga makijazhi, modeli i flokëve e deri te gardëroba.

Femrat në të katërdhjetat të cilat ndjehen më të reja ose duan të duken ashtu, preferojnë t’i kopjojnë gjeneratat e reja, ndërsa ndikimi i tyre te tinejxheret thuajse është zhdukur tërësisht. /Telegrafi/