Site icon Telegrafi

Nënat humbin vetëdijen nga mbidoza, bebet qajnë në pjesën e pasme të veturës (Video)

June Schweinhart dhe shoqja saj Kristen Leigh O’Connor, kishin rënë në mbidozë me heroinë, teksa ndodheshin të parkuara me veturë në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Qytetarët kanë njoftuar forcat e rendit, se së bashku me gratë që kishin humbur vetëdijen, ishin edhe dy bebe që qanin gjatë tërë kohës, transmeton Telegrafi.

“Kam dy mbidoza dhe dy bebe”, ka thënë një polic, që intervenoi në këtë skenë dramatike.

Pasi ato u dërguan për trajtim në spital, fëmijët e tyre një dhe dy muajsh, u mbajtën në qendrën policore dhe për ta u kujdesën policët, të cilët i ushqyen me qumësht.

Bebet janë dërguar te familjet e tyre, ndërsa nënat janë akuzuar për neglizhencë ndaj fëmijëve dhe pritet që së shpejti të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/

https://youtu.be/jE1PLyzJXCM

Exit mobile version