Telegrafi

Nënat gjidhënëse në Kinë, protestojnë kundër diskriminimit (Video/Foto)

Në Hong Kong të Kinës, janë mbledhur një grup i nënave dhe i kanë ushqyer fëmijët me gji, në mes të stacionit të trenave.

Në këtë formë, ato kanë protestuar kundër diskriminimit që u bëhet grave, që i ushqejnë fëmijët me gji në vend publik, transmeton Telegrafi.

Grupi ‘Mamamilk Baby Aleance’ kërkojnë që të zyrtarët në vend, të krijojnë një ambient më të favorshëm, për nëna që duan të ushqejnë fëmijën e tyre të uritur.

Kjo protestë, vjen pasi shumë nëna janë larguar nga mjetet e udhëtimit, lokalet ushqimore si dhe parqet, vetëm pse kanë qenë duke i dhënë gji fëmijës./Telegrafi/