Telegrafi

Nënat e reja në depresionin e paslindjes

Dashuria e nënës është vetëmohuese, e palëkundur, forma më e pastër e dashurisë nga të gjitha – kjo vlen për çdo rast të supozuar në përgjithësi. Ndjenja e të paturit fëmijën e vet nuk lind bashkë me fëmijën e vogël, ajo zhvillohet. “Dashuria e nënës është, si çdo dashuri tjetër gjithashtu: jo e vazhdueshme dhe mund të zbehet. Ajo rritet me kalimin e kohës dhe ndryshon”, shprehet psikoterapisti zviceran Gaby Gschwend.

“Depresioni Postpartum” është termi mjekësor për këtë sëmundje, pra nëse nënat nuk e duan fëmijën e porsalindur. Ndryshimi prej “normales” është ky depresion në lindjen e një qenie të re, por simptomat janë identike (p.sh., lodhje, humor i prishur, pagjumësi, trishtim).

Këto gra janë të lodhura, qajnë për ditë të tëra dhe ndjehen në një boshllëk emocional, menjëherë pas lindjes. Dhe kjo nuk është e pazakontë. Shumë prej nënave, 10 ditët e para preken prej këtyre simptomave dhe kjo është një shenjë paralajmëruese, por nëse vazhdon më gjatë, mund të rezultojë në një depresion në zhvillim të mëtejshëm”, thotë Prof. Hans-Peter Hartman, drejtor mjekësor i Klinikës për psikiatri dhe psikoterapi Vitos Heppenheim

Cilat janë arsyet për këtë formë të depresionit?
Shkaktohet zakonisht nga një kombinim i faktorëve psikologjikë (p.sh., përvojat traumatike në fëmijëri, humbje e lirisë dhe autonomisë, humbja e kontrollit), probleme fizike (p.sh., ndryshimet hormonale pas lindjes së fëmijës, mosfunksionim tiroide, predispozitë gjenetike) dhe / ose sociale (marrëdhënie, mungesa e mbështetjes, mjedisi).

A ka gra që janë më në rrezik?
Profesor Hartmann thotë: “Ne e kemi vërejtur këtë formë të depresionit shpesh në rrethet akademike. Këto gra janë nën një presion të veçantë. Ato kanë studiuar, duan të bëjnë një karrierë, kanë tërë jetën e tyre të planifikuar në mënyrë të përkryer dhe papritmas kanë një fëmijë, gjë që mund të prishë çdo planifikim, sepse ai do të vendosë tani për jetën e saj dhe madje oraret e saj. Kështu shumë prej tyre nuk mund ta përballojnë. Ato ndjehen të pafuqishëm dhe dorëzohen. Por nuk flasin për ndjenjat e tyre të zemëruara, sepse ato duan të jenë nëna të përsosura – dhe kjo është fatale “.

Burrat gjithashtu mund të vuajnë nga kjo formë e depresionit?
“Po, ka, por kjo është e rrallë. Kjo ndodh kur babai pret të identifikojë më shumë rolin e tij. Edhe luhatjet hormonale mund të sjellin një rast të tillë. Por zakonisht shkaktohet më shumë nga arsye psikologjike apo sociale, të tilla si kërkesat e tepërta, apo problemet financiare,” thotë psikologu Gschwend.

Çfarë duhet bërë që nënat të ndjehen të sigurta?
Gaby Gschwend këshillon: “Duhet të bisedoni patjetër rreth ndjenjave negative apo mungesës së tyre hapur. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për t’u ndjerë të turpëruara. Ju nuk keni vetëm këto ndjenja. Ju duhet patjetër të konsultoheni me qendrat e këshillimit të specializuara. Psikoterapia mund të ndihmojë në raste të tilla. /Telegrafi/