Telegrafi

Nëna i vuri djalit emrin e qenit të saj të ndjerë, mendimet e njerëzve janë të ndara

Zgjedhja e një emri për një anëtar të ri të familjes është gjithmonë një detyrë sfiduese, por një nënë e TikTok zbuloi se nuk u mendua dy herë kur zgjidhte një emër për djalin e saj, Henry Myles.

Edhe pse fillimisht emri i tij tingëllon krejt normal, ajo që ndezi një debat të ashpër në rrjetet sociale ishte fakti se mami Ambyr i vuri emrin djalit të saj sipas një qeni të ndjerë që i ngordhi pak para lindjes së djalit.

“Ne e humbëm qenin vetëm dy ditë para se të lindte, ai mori emrin e tij. Jam e sigurt që kanë të njëjtin shpirt”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos, e cila në një kohë të shkurtër është parë 1.9 milion herë dhe ka shkaktuar mendime të ndara mes njerëzve. Dhe ndërsa disa pretenduan se u pëlqente ideja, të tjerëve nuk u pëlqeu shumë.

“Vërtetë emrin e një fëmije sipas një qeni? Nuk më pëlqen”, është vetëm një nga komentet. /Telegrafi/

@ambyrs_ Lost our first baby🐶 2 days before we had our last baby👶🏼 – pretty sure they have the same soul🤍 #imcrying #imisshim #dogmom #babies #babiesanddogs #freefall #CapCut ♬ It’s Called: Freefall (Sped Up) – Rainbow Kitten Surprise