Site icon Telegrafi

Nëna vret dy fëmijët e saj përpara se të kryejë vetëvrasje në Oregon

Një nënë nga Oregoni vrau dy fëmijët e saj të vegjël përpara se të kryente vetëvrasje, njoftoi policia dhe ish-partneri i saj.

Ashley Palmer, 31 vjeçare u gjet e vdekur nga një plagë me armë zjarri brenda një apartamenti në Gresham, ku policët zbuluan gjithashtu se dy fëmijët e saj, të moshës 6 dhe 8 vjeç, janë vrarë me armë zjarri.

Policia e identifikoi Palmerin pas përfundimit të autopsisë së tri viktimave, raporton nypost.

Palmer ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Jenavie Palmer, dy vjet më parë dhe çifti ishte në mes të një mosmarrëveshjeje rreth kujdestarisë së fëmijëve, tha ish-partneri i saj.

“Ne ishim në mes të gjyqit dhe fëmijët lëviznin herë në njërën shtëpi, herë në tjetrën”, tha 34 vjeçari.

Ashley Palmer kishte pohuar dy herë më parë në gjykatë se fëmijët e çiftit do të përballeshin me dëmtime serioze nëse ish-bashkëshortit të saj i jepej kujdestaria e pjesshme.

Ndryshe, banorët kanë pohuar se nuk po mund t’iu besonin syve rreth kësaj tragjedie familjare. /Telegrafi/

Exit mobile version