Një grua në Egjipt e mbyti djalin e saj pesëvjeçar përpara se t’i copëtonte trupin dhe t’i hante një pjesë të kokës.
Nëna 29-vjeçare, e identifikuar vetëm si Hanaa, thuhet se ia preu kokën djalit të saj dhe ia ngrëni sepse “dëshironte që ai të qëndronte me të përgjithmonë”, sipas një burimi të zbatimit të ligjit.
Ajo u arrestua pasi policët gjetën eshtrat e djalit të vogël në një kovë në pronën e saj në Faqus, qytet në provincën Ash Sharqiyah të Egjiptit.
Thuhet se Hanaa ka vite që është ndarë nga burri i saj, raporton themirror.
Ajo u tha policëve se nuk e kishte ndërmend ta vriste djalin, Youssef, por pohoi se vuan nga një sëmundje mendore që shkakton urrejtje.
Mediat vendase raportuan se në kuadër të hetimeve në vazhdim, ajo do t’i nënshtrohet një vlerësimi të shëndetit mendor. /Telegrafi/