Site icon Telegrafi

Nëna ushqeu të birin me gji edhe pse ishte e shtrirë, duke e nxjerrë qenin e ngecur nën veturë (Foto)

Sterling Corbin nga Shtetet e Bashkuara, ka treguar se si e ushqeu të birin me gji, derisa ndodhej në pozitën më të papërshtatshme.

Derisa nëna 30-vjeçare ishte duke e nxjerrë qenin e ngecur nën veturë, Keanu që ka vetëm dhjetë muaj, nisi të qante dhe kërkonte të pinte gji, transmeton Telegrafi.

“Qeni më njeh vetëm mua dhe pasi e kish afruar shumë për ta nxjerrë, nuk doja ta lëshoja më. Pastaj fëmija im nisi të qante” ka shpjeguar Corbin momentin dramatik.

Duke dashur t’i bënte të dyja, ajo i ka inspiruar të gjithë me mundësinë e kryerjes së shumë detyrave në të njëjtën kohë, duke u emëruar si shembulli i një nëne të përkushtuar.

Ngjarja është përhapur në rrjetet sociale, për faktin që tregon realitetin e një nëna që ushqen me gji, të detyruar të qëndrojë në shtëpi, sepse nuk është e punësuar. /Telegrafi/

Exit mobile version