Telegrafi

Nëna tregoi dhuratat që u ka blerë 12 fëmijëve për Krishtlindje

Të gjithë prindërit duan të gëzojnë fëmijët e tyre, dhe çfarë periudhe më të mirë të vitit për ta bërë këtë se Krishtlindjet? Jemi të sigurt që nuk ka një fëmijë që nuk ka të paktën një dëshirë për një dhuratë nën pishën, por një nënë nga New Yorku shkoi një hap më tej.

Domethënë, Alicia Dougherty dhe bashkëshorti i saj, Josh e dërguan dhurimin e Krishtlindjeve në një nivel më të lartë. Ky çift i martuar ka dymbëdhjetë fëmijë dhe nëna ka postuar në profilin e saj një video me të gjitha dhuratat që do të marrin vogëlushët e tyre këtë Krishtlindje.

Në videon, e cila ka 7.9 milionë shikime, ajo zbuloi gjithçka që bleu në dyqan dhe më pas porositi online.

@doughertydozen What do you want for Christmas? #MerryChristmas #ChristmasShopping #ShoppingHauls #ShopWithMe #OnlineShopping ♬ The Big Day – Alex Arias & Alexander Julius Wright

Nga iPad, këpucë tenisi, kukulla, skateboard, topa, rroba, iPhone të rinj, Nintendo Switch me mijëra lojëra, karta dhuratash dhe madje edhe letra ambalazhi të personalizuara, kjo nënë definitivisht nuk kurseu.

Videoja e saj fjalë për fjalë tronditi njerëzit në rrjetet sociale dhe shumica pajtohen se ajo e teproi pak.

“Gjithçka që rendite më bëri të trullosura, ndaj kjo është shumë”, “Ku po shkon me gjithë këto? A e dinë edhe fëmijët se çfarë marrin apo kjo është vetëm për TikTok?”, “Disa njerëz me të vërtetë nuk maten, kështu që sa kushton e gjithë kjo? E tmerrshme”, janë vetëm disa nga komentet e prindërve që mendojnë se Alicia nuk duhej të kishte shpenzuar kaq shumë për dhurata.

Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që kanë mbajtur anën e saj, “Janë paratë e saj dhe ajo ka të drejtë t’i shpenzojë për çfarë të dojë”. /Telegrafi/