Nga: Oriana Fallaci (fjalimi i vitit 1977, kur merr diplomën në Universitetin e Kolumbias në Çikago).
Ia dedikoj këtë arritje nënës sime, Tosca Fallacit, e cila nuk mundi të shkonte në universitet sepse ishte femër dhe e varfër në një kohë kur, nëse ishe femër dhe e varfër nuk mund të studioje dot.
Nëna ishte ajo që më thoshte, shpesh duke qarë: “Mos u bëj si unë! Mos u bëj skllave e burrit dhe fëmijëve të tu. Studio, lëviz nëpër botë, mëso gjëra të reja”. Unë nuk doja të imitoja nënën time, doja sigurisht të bëhesha më e mirë se ajo.
Është një arritje e madhe që kohërat kanë ndryshuar dhe femrat mund të studiojnë, me po të njëjtat të drejta sikurse meshkujt. Ndoshta nuk mund të vlerësohet si një arritje e madhe, pasi çdo gjë që arrihet, me kohën fillon të konsiderohet e mirëqenë. Por, mendoni pak se sa femra sot po drejtojnë pozicione të rëndësishme. Që nga vendi ynë ku shumica e ministrive drejtohen nga ministret femra, e më tej akoma në botë ku femrat kanë pasur po të njëjtat mundësi si meshkujt për të drejtuar poste të rëndësishme (dhe u janë besuar këto poste nga shumica).
Një femër vlen po aq sa një mashkull. Sigurisht nuk mund të ketë forcën fizike të njëjtë (natyra i ka ndarë disa gjëra), por padyshim i ka aftësitë mendore dhe psikike për të udhëhequr vende dhe për të arritur suksese të mëdha. Gjinia dhe pasuria tashmë nuk janë më barriera drejt suksesit, dhe kjo padyshim është tepër shpresëdhënëse. Në të ardhmen është e sigurt që do të kemi më tepër të rinj e të reja të afta, pavarësisht pasurisë së tyre në familjet prindërore.